FAQ  
     
           

Më del gjak nga mishrat e dhëmbëve mbas larjes me furçë. Duhet të shqetësohem?

Përdorni lazer në qendrën tuaj?

Cilat janë avantazhet e rrezeve X dixhitale përkundrejt radiografëve tradicionalë?

Cilat janë opsionet për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë?

Mbas kanalit të rrënjës, do të kem sensitivitet ndaj të nxehtit apo të ftohtit?

Shmang stomatologun për shkak të ankthit…është kjo normale? Mund të ndihmoni?




Më del gjak nga mishrat e dhëmbëve mbas larjes me furçë. Duhet të shqetësohem?

Gjakrrjedhja është zakonisht shenjë e një problemi. Kur nga mishrat e dhëmbëve del gjak, arsyeja zakonisht është sepse pacienti fërkon shumë fort ose prej nje sëmundjeje të hershme të mishrave të dhëmbëve, të quajtur gingivit. Mund t'ju konsultojmë mbi furçën e duhur që duhet përdorur dhe mbi presionin e fërkimit për një kujdes oral të sigurt dhe efektiv. Nëse mishrat e dhëmbëve kane shenja sëmundjeje, mund t'ju rekomandojmë një trajtim higjenik të plotë për të ndaluar sëmundjen dhe për t'i kthyer shëndetin mishrave të dhëmbëve. Sëmundjet e mishrave janë shkaktari kryesor i humbjes së dhëmbëve për të rriturit, dhe këto janë lidhur gjithashtu me një sërë problemesh shëndetësore si p.sh. ataku kardiak dhe problemet e frymëmarrjes. Sëmundjet e mishrave të patrajtuara mund të shkaktojnë dëmtime serioze në shëndetin tuaj, prandaj kujdesuni që tani për to. Ne do t'ju ndihmojmë ti mbani dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve të shëndetshme gjatë gjithë jetës!

Përdorni lazer në qendrën tuaj?

Ne përdorim disa lloje lazerash për një stomatologji preçize e të rehatshme…

Back to Top

Cilat janë avantazhet e rrezeve X dixhitale përkundrejt radiografëve tradicionalë?

Rrezet X dixhitale ofrojnë një sërë avantazhesh në krahasim me radiografët tradicionalë: janë të përshtatshme, të sigurta për ambjentin, ofrojnë një mundësi të madhe për edukimin e pacientëve, mund të transferohen dhe kopjohen me saktësi, dhe më e mira nga të gjitha, janë të sigurta për pacientët tanë. Për më tepër, rrezet X dixhitale emëtojnë rreth 80 përqind më pak rrezatim se metodat tradicionale.
Back to Top

Cilat janë opsionet për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë?

Ne ofrojme punime urash, parciale, proteza komplet dhe restaurime implantesh dentare për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë. Mësoni më shumë mbi këto shërbime në faqen tonë të shërbimeve, më pas merrni në telefon për një konsultë. Me rrezet X, fotografitë intraorale dhe një verifikim të plotë të dhëmbëve tuaj, stomatologu mund t'ju ndihmojë të vendosni cili opsion zëvendësimi është më i përshtatshmi për ju.
Back to Top

Mbas kanalit të rrënjës, do të kem sensitivitet ndaj të nxehtit apo të ftohtit?

Mbas një kanali të suksesshëm, pacientët mund të ndjejnë pak sensitivitet. Ky sensitivitet duhet te largohet me kalimin e kohës. Nëse edhe mbas një jave apo dy keni akoma probleme, na merrni në telefon në mënyrë që të bëjmë vlerësimin e situatës dhe t'ju ndihmojmë!
Back to Top

Shmang stomatologun për shkak të ankthit…është kjo normale? Mund të ndihmoni?

Shumë njerëz kanë frikë nga vizitat tek stomatologu për shkak të eksperiencave negative të kaluara apo çështje kontrolli. Ne e kuptojmë ankthin dentar dhe ofrojmë një zgjidhje që ta kaloni këtë stres. Me qetësim, ne mund t'ju ndihmojmë të arrini paqe mendore e trupore në mënyrë që të merrni atë për të cilën keni nevojë - dhe meritoni.
Back to Top








 

 

 

 











 

 

 

 

 

 

 

 

 



 

 

 

 

 

 
Copyright © 2010 International Dental Center