Doktori     
     
           
Erion Çerekja, PHD, DDS

Dr. Erion Çerekja është një prej profesionistëve ortodontë lider në Shqipëri. Ai është një prej pak stomatologëve që operojnë në vendin tonë i cili ka marre titullin Doktor Shkencash në degën e Ortodoncisë nga një prej shkollave më të mira të stomatologjisë në Turqi. Dr. Erion Çerekja ka patur një interes të veçantë mbi shëndetin oral si edhe me shkencën dhe artin e stomatologjisë që herët. Ai është diplomuar nga Universiteti Hacettepe, Fakulteti i Stomatologjisë në Ankara, Turqi. Më pas ai kreu një vit trajnim në Departamentin e Kirurgjisë Maksilofaciale në Universitetin Ankara. Më pas, ishte Asistent Kërkimesh për 6 vjet dhe mori doktoraturën (PhD) në Ortodonci nga Universiteti Marmara, Stamboll.

Pasioni i doktorit për profesionin e tij ka bërë të jetë pjesë dhe një anëtar aktiv i disa organizatave të listuara më poshtë. Ai merr pjesë rregullisht në kongrese dhe kurse specializimi të shumta mbi ortodoncinë, implantologjinë dhe estetikën dentare të organizuara në vende të ndryshme të botës në mënyrë që pacientët e tij të përfitojnë nga të rejat më të fundit. Kërkimet e tij janë publikuar nga revista dentare të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara dhe Europë si edhe janë prezantuar në kongreset e Ortodoncisë në Shtetet e Bashkuara, Europë dhe Turqi.

Doktori ynë është i përkushtuar ndaj pacientëve për t'i dhënë kujdesin dentar më të mirë të mundshëm. Çdo pacient merr një plan trajtimi të personalizuar në vizitën e konsultës. Dr. Çerekja beson në kujdesin e personalizuar dhe mendon që çdo pacient meriton kujdesin dhe kohën e tij. Ai krenohet me qendrën, stafin si dhe me pacientët e trajtuar që i kanë besuar punës së tij.

Kërkimet e Publikuara

Mund të gjeni kërkimet e publikuara të Dr. Çerekja në link-un e mëposhtëm

http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Cerekja%2C%20Erion%5BFull%20Author%20Name%5D%20&cmd=DetailsSearch


Anëtarësimet

American Orthodontic Society ( AOS ) - Shoqata Amerikane e Ortodoncisë
American Lingual Orthodontic Association ( ALOA ) - Shoqata Amerikane e Ortodoncisë Linguale
European Orthodontic Society ( EOS )- Shoqata Europiane e Ortodoncisë
Turkish Orthodontic Society ( TOD ) - Shoqata Turke e Ortodoncisë



Pjesëmarrjet

 

 

 


 

 

 

 

 

 

 

 
International Dental Center . © All rights reserved