Vizita e Parë Ortodontike  
     
           

Ne ju mirëpresim për vizitën e parë në qendrën tonë. Gjatë kësaj kohe, do t'ju ndihmojmë që të mësoheni me klinikën tonë dhe të mësoni mbi trajtimin tuaj ortodontik. Ne jemi të ndërgjegjshëm që çdo pacient ka nevojë për trajtime ortodontike të ndryshme dhe premtojmë t'ju japim vëmendjen personale që meritoni.

Vizita juaj e parë ortodontike konsiston në një ekzaminim të detajuar, një filmi panoramik dhe fotografi. Kjo vizitë e rëndësishme do të nxjerrë në pah nevojat tuaja ortodontike për të vendosur nëse kjo është koha e përshtatshme për të filluar trajtimin.

Doktori ynë do t'ju japë një diagnozë klinike të plotë mbi llojin e problemit, një përmbledhje të konkluzioneve dhe një plan të detajuar të trajtimit, të synimit përfundimtar si dhe vlerën e përafërt të trajtimit. Ne i mirëpresim pyetjet nga prindërit dhe pacientët gjatë kësaj periudhe. Pyetje të ngjashme mund të jenë:

  • A duhet të fillojë trajtimi tani apo të shtyhet deri në rritjen e duhur, daljen e dhëmbëve apo derisa kushte të tjera të jenë përmbushur?

  • Çfarë lloj procedurash trajtimi do të përdoren?

  • A është e nevojshme heqja e dhëmbëve të përhershëm?

  • Sa kohë do të zgjasë trajtimi?

  • Sa do të kushtojë?

  • Cilat janë opsionet e pagesës?

Ne insistojmë në faktin që kur pacientët të largohen nga klinika jonë të jenë të qartë për nevojat e tyre specifike, sa do të kushtojë dhe sa do të zgjasë trajtimi sepse një planifikim i mirë shpie në rezultate më të mira dhe një pacient më të kënaqur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2010 International Dental Center