Damon
Braketat Damon u shpikën nga Dr. Dwight Damon. Braketa Damon përdor një teknologji të njohur si "vetë lidhje" që i lejon telat të rrëshqasin përpara dhe mbrapa brenda braketës.
Aparatet Fikse
Aparatet fikse konsistojnë në braketa që mund të jenë metalike ose prej qeramike. Braketat ngjiten në dhëmbë me një ngjitës të veçantë fluorid - lëshues. Brenda çdo brakete ndodhet një kanal horizontal. Një tel vendoset brenda kanalit dhe lidhet aty me një lidhëse prej çeliku ose me një bashkuese të tejdukshme ose me ngjyra prej llastiku..
Braketat Metalike
Braketat metalike janë lloji më i përhapur. Ato prodhohen prej çeliku të pandryshkshëm të shkallës së lartë. Braketat e sotme janë me përmasa më të vogla, më të rehatshme dhe më tërheqëse.
Braketat Qeramike
Braketat qeramike përbëhen nga një material translucent (i tejdukshëm). Ato përdoren më shumë nga pacientët e rritur për shkak të paraqitjes kozmetike. I vetmi disavantazh i braketave qeramike është që ato janë më të thyeshme dhe lidhjet elastike mund të humbasin ngjyrën nga vizita në vizitë.
Zgjeruesit Palatalë
Një aparat që fiksohet në vend. Rrit hapësirën në hark për rritje dhe zhvillim.
Aparatet e Lëvizshme
Invisalign
Sistemi Invisalign është një tërësi kallëpesh të tejdukshme - të quajtura drejtues - të cilat prodhohen nga simulacione kompjuterike për të lëvizur dhëmbët gradualisht. Ky sistem është i aplikueshëm për të rriturit ose të rinjtë që kanë probleme të caktuara kafshimi. Na pyesni nëse jeni një kandidat për sistemin Invisalign.

Invisalign-i i drejton dhëmbët tuaj pa tela dhe braketa duke përdorur një seri kallëpesh të tejdukshme, të lëvizshme të quajtura drejtues. Është virtualisht i padallueshëm gjë që do të thotë se është e vështirë të kuptohet që jeni duke drejtuar dhëmbët tuaj.
OrthoClear
Sistemi OrthoClear është një sërë drejtuesish të tejdukshëm poliomer që janë prodhuar nga simulacione kompjuterike për të lëvizur dhëmbët gradualisht. Këta drejtues të rehatshëm dhe të lëvizshëm vendosen secili për 3 javë dhe hiqen vetëm për të larë dhëmbët dhe për të ngrënë. Na pyesni nëse jeni një kandidat për sistemin OrthoClear.
Aparati i Kokës
Është një aparat i jashtëm i cili aplikohet te fëmijët në rritje për të ndihmuar në drejtimin e rritjes dhe lëvizjes së dhëmbëve.
Aparati Schwarz
Aparat mbajtës që vendoset për të ndihmuar në drejtimin e rritjes dhe lëvizjes së dhëmbëve.